Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, Gjykata e Apelit lë në arrest në burg autorin

Uka ka kërkuar të caktohet e njëjta masë arresti shtëpiak, por ishte prokuroria e cila kërkoi vijimin e hetimeve për Ukën nga qelia e paraburgimit, kërkesë kjo e pranuar nga Gjykata e Apelit.

18 Korrik 2023, 15:25 Nga A.B
Aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, Gjykata e
Erisa Aliaj

TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në 'arrest me burg' Indrit Ukën, 24-vjeçarin i cili përplasi për vdekje studenten 22-vjeçare Erisa Aliaj, teksa tentoi të kalonte rrugën në zonën e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit më 21 qershor 2023.

Uka ka kërkuar të caktohet e njëjta masë arresti shtëpiak, por ishte prokuroria e cila kërkoi vijimin e hetimeve për Ukën nga qelia e paraburgimit, kërkesë kjo e pranuar nga Gjykata e Apelit.

Akt-ekspertimi përfundimtar ka nxjerr fajtor drejtuesin e mjetit Indrit Uka, sipas të cilit, në bazë të matjeve të kryera në terren, ka vepruar në kundërshtim me Kodin Rrugor, duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

'Reporttv' raporton se prindërit e 22-vjeçares Erisa Aliaj, Zarife dhe Bislim Aliaj, iu drejtuan Gjykatës së Apelit me një deklaratë, përmes së cilës shprehin keqardhjen për vendimin e Gjykatës së Durrësit për caktimin e masës “arrest shtëpie” për shoferin që i mori jetën vajzës së tyre. 

“Të prekur dhe të lënduar në shpirt nga humbja e parakohshme e vajzës sonë, si nga ngjarja ashtu edhe nga vendimi i padrejtë e i pabazuar në prova i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës dhe nga sjellja e papranueshme duke deformuar të vertetën nga ana e familjes së autorit, e gjejmë me vend këtë ndërhyrje nga ana jonë për të njohur gjykatën dhe prokurorine me të vertetën e marrëdhënies sonë me familjen e autorit”, thonë prindërit e 22-vjeçares./Dosja.al

indrit uka

Sondazh

Poll