Aktualitet

Aksident në Kavajë, drejtuesi i mjetit transportohet drejt spitalit të Durrësit

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.

18 Korrik 2023, 16:37 Nga DOSJA
Aksident në Kavajë, drejtuesi i mjetit transportohet drejt spitalit
ambulance

KAVAJË- Një drejtues mjeti është plagosur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka mbetur i plagosur një prej shoferëve. 

Një mjet tip "Benz" me targa AB 598 BI me drejtues shtetasin me inicialet K.M., është goditur nga drejtuesi i mjetit po tip "Benz" me targa AA 582 PL me drejtues F.S. 

Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë, dhe është nisur drejt spitalit të Kavajës e më pas drejt atij të Durrësit për kujdes mjekësor.

Sondazh

Poll