Aktualitet

'Llalla iku, Ahmetaj iku...'/ 'Gërdeci', avokati Matlija: Kemi merak mos ndodh e njëjta situatë, duhet masë sigurie

Avokatët mbrojtës të Mediut i kanë bërë kërkesë gjykatës për gjykim të zakonshëm

18 Korrik 2023, 16:07 Nga A.B
'Llalla iku, Ahmetaj iku...'/ 'Gërdeci', avokati
Dorian Matlija

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar sa i përket çështjes “Gërdeci”. Avokatët mbrojtës të tij i kanë bërë kërkesë gjykatës për gjykim të zakonshëm. Ata kishin tre argumente për këtë. Avokati i familjeve paditëse u shpreh për mediat se Gjykata ose Prokuroria duhet të marrin masa pasi kanë frikë se mos ndodh i njëjti rast si Llalla apo Ahmetaj. 

'Ju e ndoqët seancën, ka tentativa për të gjetur mënyra sesi të shtyhet ky proces. Meraku është se mos ndodh e nëjtja situatë sikur Llalla iku, Ahmetaj iku, duhet një masë sigurie në këtë rast. Duhet vlerësim situate ndyshe nuk ka kuptim ky proces'- tha Matlija.

 

 

dorian matlija

Sondazh

Poll