Aktualitet

Sherr brenda familjes në Vlorë, 48-vjeçari godet me sende të forta xhaxhanë

Policia njofton se autori është vënë në pranga. 

18 Korrik 2023, 15:01 Nga A.B
Sherr brenda familjes në Vlorë, 48-vjeçari godet me sende
Policia

VLORË- Një konflikt brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Policia bën të ditur se një 48-vjeçar ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se autori është vënë në pranga. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 48 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. 

policia vlore

Sondazh

Poll