Bota

"Twitter" humbet gati gjysmën e të ardhurave nga reklamat

Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor.

17 Korrik 2023, 14:13 Nga f.i
"Twitter" humbet gati gjysmën e të ardhurave nga reklamat
Elon Musk

SHBA- Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga reklamat që kur u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë tetorin e kaluar. CNN raporton se Të ardhurat e Twitter nga reklamat në SHBA, pesë javët nga 1 prilli deri në javën e parë të majit ishin ulur 59% nga viti në vit.

Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor, por korriku mund të jetë pak më premtues. Ndërkohë Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7,500 të Twitter-it kur mori detyrën në vitin 2022 në një përpjekje për të ulur kostot.

Nga ana tjetër aplikacioni rival i tij, Meta's Threads, kaloi 100 milionë shkarkime në më pak se një javë pasi u lançua, ndërsa Twitter është nën presion të shtuar. Lidhja e Twitter-it me Instagram-in, i jep automatikisht platformës së projektuar “Meta” akses për dy miliardë përdorues të mundshëm. Ndërkohë, Twitter po lufton me një barrë të madhe borxhi.

twitter elon musk

Sondazh

Poll