Bota

E çuditshme por e vërtetë! Britanikët bëhen 'dentistë' të vetes, ARSYEJA: Klinikat dentare kanë kosto të larta

Sipas një raporti që përfshiu e 2,104 persona, 10% tentuan stomatologjinë ‘DIY (Bëje vetë)’ dhe 20% prej tyre nuk ​​mund të gjenin një dentist në Sistemin Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar.

14 Korrik 2023, 16:34 Nga a.l
E çuditshme por e vërtetë! Britanikët bëhen
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një sondazh i fundit i YouGov zbulon se një pjesë e publikut britanik po kryen shërbimet minimale dentare në kushte shtëpiake, për shkak të kostove të larta në klinikat dentare. 

Sipas një raporti që përfshiu 2,104 persona, 10% tentuan stomatologjinë ‘DIY (Bëje vetë)’ dhe 20% prej tyre nuk ​​mund të gjenin një dentist në Sistemin Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 22% nuk ​​ishin të regjistruar tek dentisti, me 23% që pretendonin se kjo ishte për shkak se ata nuk mund të përballonin trajtimin, shkruajnë mediat e huaja.  

Më të prekurit janë njerëz nga zonat e privuara, njerëz nga pakicat etnike, njerëz të pastrehë, refugjatë dhe njerëz me nevoja komplekse si autizmi.

Shawn Charlwood, kryetar i Komitetit të Praktikës së Përgjithshme Dentare të Shoqatës Britanike të Stomatologjisë, tha se raporti është një manual udhëzimi për të shpëtuar stomatologjinë e NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar).

britani e madhe

Sondazh

Poll