Bota

Mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës, zyrtari amerikan për bombat thërrmuese në Ukrainë: Rusia do të informohet e para

Pentagoni konfirmoi të enjten se bombat thërrmuese kishin mbërritur në Ukrainë, pasi një komandant ukrainas tha për CNN në një intervistë të mëparshme se ato mund të ndryshonin rrënjësisht situatën në fushën e betejës.

14 Korrik 2023, 15:25 Nga a.l
Mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës,
Bombat thërrmuese

SHBA- Një zyrtar amerikan pretendon se bombat thërrmuese u dërguan me shpejt në Ukrainë pasi ato ishin vendosur më parë në Evropë. I pyetur se kur këto bomba do të përdoren nga forcat ukrainase, zyrtari amerikan tha se rusët do të jenë të parët që do të informohen, por pa dhënë detaje se kur do të nisë sulmi. 

“Ne kemi marrë një vendim dhe rusët do të të jenë të parët që do ta dinë,” tha zyrtari.

Pentagoni konfirmoi të enjten se bombat thërrmuese kishin mbërritur në Ukrainë, pasi një komandant ukrainas tha për CNN në një intervistë të mëparshme se ato mund të ndryshonin rrënjësisht situatën në fushën e betejës.

Bombat thërrmuese janë të ndaluara nga mbi 100 vende anembanë globit. Drejtori i Shtabit të Përbashkët për Operacionet Gjeneral Lt. Douglas Sims tha të enjten gjatë një konference për shtyp se ukrainasit nuk kanë ndonjë interes të përdorin bombat thërrmuese kudo pranë popullatës civile, ndryshe nga rusët.  

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll