Bota

Holanda ndalon përdorimin e AliExpress, WeChat dhe TikTok për nëpunësit civilë

Të gjithë aplikacionet në fjalë janë zhvilluar në Kinë, Iran, Rusi dhe Korenë e Veriut, vende që shërbimet sekrete holandeze (Aidv) i kanë përcaktuar si fajtore për akte të ndryshme spiunazhi. 

14 Korrik 2023, 16:29 Nga a.l
Holanda ndalon përdorimin e  AliExpress, WeChat dhe TikTok për
Foto ilustruese

HOLANDË- Punonjësit publikë në Holandë nuk lejohen të përdorin AliExpress, WeChat dhe aplikacione të tjera në telefonat e tyre të punës nga frika e spiunazhit. Sipas raporteve, të paktën 10 aplikacione, përfshirë rrjetin social të njohur TikTok, janë në listën e zezë për nëpunësit civilë, shkruajnë mediat e huaja. 

Të gjithë aplikacionet në fjalë janë zhvilluar në Kinë, Iran, Rusi dhe Korenë e Veriut, vende që shërbimet sekrete holandeze (Aidv) i kanë përcaktuar si fajtore për akte të ndryshme spiunazhi. Prillin e kaluar, Aivd përsëriti se Kina përbën kërcënimin më të madh për sigurinë ekonomike holandeze.

holande

Sondazh

Poll