Bota

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës/ Kurti: Puna e tyre prishi rehatinë e bandave kriminale në Veri!

Ai gjithashtu bëri një bilanc, ku theksoi se në vend janë zhvilluar rreth 900 operacione policore, ndërsa shtoi se Qeveria e Kosovës, që nga marrja e mandatit është zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit. 

14 Korrik 2023, 15:33 Nga a.l
Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 58-të të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të Gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës, që është zhvilluar ditën e sotme. Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoni, Kurti tha se forcat policore kanë ushtruar aktivitetin e tyre edhe në Veri gjatë protestave të dhunshme, ndërsa kujtoi se disa prej tyre ngelën të plagosur në krye të detyrës.

“Intensiteti i njëjtë i punës së zyrtarëve tanë policorë ka vijuar edhe në veriun e vendit tonë, që në të kaluarën ka qenë zonë e rehatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi. Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë, ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur, ndërsa një ndodhet aktualisht në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq “Llune””, tha ai.

Ai gjithashtu bëri një bilanc, ku theksoi se në vend janë zhvilluar rreth 900 operacione policore, ndërsa shtoi se Qeveria e Kosovës, që nga marrja e mandatit është zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit. 

Për luftim ndaj çdo lloj krimi të organizuar, që mbi të gjitha ka rënduar mirëqenien e qytetarëve tanë. Për ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Policia jonë, për këto dy vite, ka qenë maksimalisht e angazhuar në realizimin e këtyre prioriteteve të përbashkëta. Rreth 900 operacione policore janë zhvilluar në tërë territorin e vendit tonë. Janë arrestuar mbi 3 mijë e 200 persona për vepra të ndryshme penale, si keqpërdorim të detyrës zyrtare, fajde, ryshfet, kanosje, dhunë, vrasje e deri te arrestimet për sulme ndaj rendit kushtetues e përfshirje në akte terroriste”, tha ai. 

albin kurti

Sondazh

Poll