Bota

Tronditet Italia! 1 orë ishte vetëm me të, nëna mbyt fëmijën e saj 1-vjeçar, gjyshja kërkon ndihmë

45-vjeçarja Elisa Roveda mbyti fëmijën e saj, e më pas ndihmën e parë e kërkoi gjyshja e të voglit. Ngjarja ndodhi fill një orë pasi bashkëshorti i saj ishte nisur për në punë.

14 Korrik 2023, 16:31 Nga k.m.
Tronditet Italia! 1 orë ishte vetëm me të, nëna mbyt
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, ku një nënë mbyti foshnjën e saj, 1-vjeçare. 45-vjeçarja Elisa Roveda mbyti fëmijën e saj, e më pas ndihmën e parë e kërkoi gjyshja e të voglit. Ngjarja ndodhi fill një orë pasi bashkëshorti i saj ishte nisur për në punë.

Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Nëna e djalit ka pranuar vrasjen e djalit të saj dhe është dërguar menjëherë në psikiatri, ku edhe raportohet se për momentin ajo është në gjendje shoku. Sapo gjendja e saj të përmirësohet, ajo do të merret në pyetje për të zbuluar shkakun e aktit makabër./Tg

itali

Sondazh

Poll