Bota

'Putin do të vijë në Turqi në gusht'/ Erdogan optimist: Ai pranoi të zgjasë marrëveshjen e grurit

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll nga përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës nën kujdesin e Turqisë dhe OKB-së, lejoi që të eksportoheshin pothuajse 33 milionë tonë drithë ukrainase, pavarësisht nga lufta që shpërtheu nga fundi i shkurtit 2022.

14 Korrik 2023, 16:26 Nga a.l
'Putin do të vijë në Turqi në gusht'/ Erdogan
Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin

TURQI-  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaron se homologu i tij Vladimir Putin është dakord me propozimin e Turqisë për të zgjatur marrëveshjen e eksportit  të grurit në Detin e Zi. Duke folur për gazetarët, Erdogan shprehu optimizëm se marrëveshja do të zgjatet si rezultat i përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, shkruan Reuters. 

“Ne po përgatitemi të presim presidentin rus Vladimir Putin në Republikën Turke në gusht. Të njëjtin mendim kemi edhe për shtrirjen e eksportit të drithit nga Deti i Zi”, theksoi ai

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll nga përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës nën kujdesin e Turqisë dhe OKB-së, lejoi që të eksportoheshin pothuajse 33 milionë tonë drithë ukrainase, pavarësisht nga lufta që shpërtheu nga fundi i shkurtit 2022.

Por eksportet janë ngadalësuar ndjeshëm që nga maji pasi inspektimet dhe regjistrimet e anijeve kanë rënë. Diplomatët kanë akuzuar më parë Rusinë për ngadalësim të inspektimeve. 

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll