Bota

'Harrojnë' tensionet/ Erdogan: Me Mitsotakis duam të bëjmë hapa në një drejtim pozitiv

Si liderë që fituan zgjedhjet e fundit, ai kërkoi hapa pozitivë në bashkëpunim me kreun e qeverisë greke.

14 Korrik 2023, 16:20 Nga a.l
'Harrojnë' tensionet/ Erdogan: Me Mitsotakis duam të
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pak ditë pas takimit të tij me kryeministrin grek në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, iu referua marrëdhënieve greko-turke dhe Kyriakos Mitsotakis. Si liderë që fituan zgjedhjet e fundit, ai kërkoi hapa pozitivë në bashkëpunim me kreun e qeverisë greke, shkruajnë mediat e huaja. 

“Së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, si liderë që fituan zgjedhjet e fundit, ne duam të bëjmë hapa në drejtim pozitiv”, tha presidenti turk, sipas Anadolu Agency.

Më herët, megjithatë, zëdhënësi i partisë së Erdoganit AKP, Omer Çelik, kishte deklaruar se me ishuj të militarizuar dhe varka të fundosura nuk ka afrim mes dy vendeve, ndërsa pakicën myslimane në Traki e cilësoi si “turk”. 

rexhep taip erdogan kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll