Bota

Pasojat e emigrimit të paligjshëm/ Raporti i OKB-së: Rreth 300 fëmijë humbën jetën gjatë kalimit të Mesdheut

Agjencia e OKB-së për fëmijë 'UNICEF' tha se shifra është dyfishi i regjistruar në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, ndërsa bëri thirrje për shtigje të zgjeruara të sigurta, ligjore dhe të aksesueshme për fëmijët që të kërkojnë mbrojtje në Evropë.

14 Korrik 2023, 15:08 Nga a.l
Pasojat e emigrimit të paligjshëm/ Raporti i OKB-së: Rreth 300
Foto ilustruese

Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon se rreth 300 fëmijë humbën jetën në gjysmën e parë të vitit 2023 teksa përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe për në Evropë. 

Agjencia e OKB-së për fëmijë 'UNICEF' tha se shifra është dyfishi i regjistruar në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, ndërsa bëri thirrje për shtigje të zgjeruara të sigurta, ligjore dhe të aksesueshme për fëmijët që të kërkojnë mbrojtje në Evropë.

Verena Knaus, drejtuesja globale e UNICEF-it për migrimin dhe zhvendosjen, tha se shifrat e vërteta mund të jenë më të larta pasi shumë anije të mbytura në Mesdheun qendror nuk lënë asnjë të mbijetuar ose nuk janë regjistruar, shkruajnë mediat e huaja. 

“Numri i fëmijëve që kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë është dyfishuar në gjysmën e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ne vlerësojmë se 11,600 fëmijë kaluan -- përsëri, gati dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë në 2022”, tha ajo.

UNICEF tha se në tre muajt e parë të vitit 2023, rreth 3,300 fëmijë - 71 përqind e të gjithë fëmijëve që mbërrinin në Evropë në rrugën qendrore të Mesdheut, u regjistruan si të braktisur. 

raporti i okb

Sondazh

Poll