Bota

'Qeveria nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze'/ Përgjimet e deputetes së LVV-së me Listën Serbe, nesër protestë në Prishtinë

Sipas njoftimit, protesta është paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu”, nesër në orën 18:00. 

14 Korrik 2023, 14:43 Nga a.l
'Qeveria nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze'/ Përgjimet
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Këshilli Organizativ i Protestave ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme pas audio-përgjimeve të kryetares së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila, me deputetin e Listës Serbe. Sipas njoftimit, protesta është paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu”, nesër në orën 18:00. 

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare. Kundër koordinimit me Millan Radojçiçin. Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Rajdoçiç, kundër luftëtarëve të UÇK-së, nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK," thuhet në njoftim.

'Qeveria nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze'/ Përgjimet
Njoftimi për protestën

Audio-përgjimi 

Ditët e fundit janë publikuar disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiçit nga Lista Serbe. Këto audio-incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihen Kusari-Lila dhe Simiçi në një bisedë mes vete, kanë nxitur debat në opinion. Opozita akuzon pushtetin se ka koordinuar veprimet e tyre me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend. Ndërkaq, nga partia në pushtet kanë thënë se audio-incizimet janë redaktuar dhe se qeveria nuk ka asnjë varësi nga Lista Serbe.

mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll