Sport

Notarja e sinkronizuar 79-vjeçare fiton medaljen e artë: Në ujë ndihem si në shtëpi

Jeanne, nga Walton, ka qenë një notare e sinkronizuar për më shumë se 50 vjet dhe noton çdo ditë për dy orë.

14 Korrik 2023, 08:51 Nga DOSJA
Notarja e sinkronizuar 79-vjeçare fiton medaljen e artë: Në
Jeanne Ansley

Një notare 79-vjeçare nga Leeds, ka thënë se “i pëlqen të argëtohet” pasi fitoi medaljen e artë. Jeanne Ansley, nga Walton, konkurroi në Swim England Artistic Swimming Combo Cup në Ponds Forge në Sheffield. Duke përfaqësuar klubin e saj të notit, ajo performoi solo në këngën Raise You Up të Josh Groban dhe mori një ovacion të fortë nga gjyqtarët të dielën e kaluar.

Jeanne Ansley e cila noton për dy orë në ditë tha: "Gjëndja ime është më e mirë tani se sa ishte në të 20-at e mia".

Jeanne, nga Klubi i Sinkronizuar i Notit të Qytetit të Leeds, mori pjesë në performancën Free Solo në kategorinë e moshës 70-79 vjeç dhe i tha BBC-së: "Thjesht ndihem si në shtëpi në ujë".

Jeanne ishte një zhytëse konkurruese deri në moshën 18-vjeçare, dhe më pas filloi notin e sinkronizuar në fund të viteve 1960.

Ajo fitoi konkursin e saj të parë ndërkombëtar në 1972, dhe përveç një pauze 20-vjeçare për të drejtuar një klub arti ujor, që atëherë ka bërë sinkronizim.

Ajo tha: "Unë jam notarja më e vjetër e sinkronizuar në Evropë, dhe besoj se të dielën ishte hera e parë që gjyqtarët kishin duartrokitur një garues në këtë vend".

“Më pëlqen të performoj dhe megjithëse nuk jam aq e shpejtë sa dikur, jam po aq e fortë”, raporton "BBC". 

Jeanne, nga Walton, ka qenë një notare e sinkronizuar për më shumë se 50 vjet dhe noton çdo ditë për dy orë.

Jeanne, e cila fitoi medaljen e saj të parë ndërkombëtare në vitin 1972 ka thënë: “Nuk ndihem aq e vjetër sa jam, dhe ngaqë jam e vjetër, më vlerësojnë më shumë! Vitin e ardhshëm do të jem në kategorinë 80 deri në pafundësi".

Sondazh

Poll