Sport

Kupa e Botës “Katar 2022”/ Manchester City dhe Barcelona mbushin kasafortat…

Gjithsej 440 klube nga të gjitha konfederatat do të marrin 187 milionë euro nga FIFA për Kupën e Botës në Katar, detyrim që ka të bëjë me pagesën ditore për koncesionin e lojtarëve.

13 Korrik 2023, 17:08 Nga DOSJA

Kupa e Botës “Katar 2022”/ Manchester City dhe Barcelona

ZVICER - Si pjesë e partneritetit mes FIFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve, gjithsej 440 klube do të marrin 209 milionë dollarë për “huazimin” e 837 lojtarëve në Kupën e Botës në Katar.
Manchester City kryeson listën e përfituesve me 4.596.445 dollarë, pasi Botëror ka patur më tepër futbollistë nëpër ekipet kombëtareve të ndryshme. ‘Citizen’ ndiqen nga

Barcelona me 4.538.955 dollarë. Bayern Munich është ekipi i tretë me 4.331.809. Real Madridi ndjek skuadrat në podium me 3.836.302 milionë. Ndërkohë që PSG arriti në 3.835.389. 

Bie në sy prania e Ajaxit me 3.4. Chelsea është i dyti në Premier League me 3.255.016. Atletico Madrid është skuadra e tretë spanjole me 3.232.203. Manchester United dhe Juve kompletojnë "Top 10", duke marrë pak më shumë se tre milionë. 

Kupa e Botës “Katar 2022”/ Manchester City dhe Barcelona

River Plate është skuadra më e mirë e Amerikës së Jugut me 1.2, ndërsa Flamengo mbetet në 800.000 dollarë.

Në total, 440 klubet nga 51 konfederata anëtare dhe gjashtë konfederatat do të përfitojnë nga programi i mbështetjes së klubeve pas marrëveshjes së arritur nga ECA. Agjencitë do të marrin një përqindje të të ardhurave që korrespondojnë me transferimet e lojtarëve për të marrë pjesë në fazën finale të zhvilluar në Katar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll