13 Korrik 2023, 20:27
Nga DOSJA

TIRANE - Zhvillim i papritur te Partizani. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori vlonjat, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit, largohet krejt papritur nga “Demat”, sapo nisi sezoni i ri.
32-vjeçari u aktivizua në fundin e sfidës me Bate Borisovin në “Air Albania”, në raundin e parë të Champions League (1-1). Në përfundim të ndeshjes, Telushi mësohet se ka shfaqur nervozizëm për faktin se priste të kishte një rol më të rëndësishëm në këtë ndeshje, çka nuk është pritur mirë nga trajneri Zekic.
Tensioni ka precipituar deri në atë pikë sa është marrë vendimi për largimin e Telushit nga ekipi kampion i Shqipërisë.
Njoftimi i Partizanit:
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Falënderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij,”- njofton klubi i Partizanit.

B.T (Dosja.al)
Sport
13 Korrik 2023, 19:15
ARMENI - Në sekondat e fundit, Rafael Dwamena shënoi golin e parë europian për Egnatian, duke fiksuar barazimin e merituar 1-1 për sk...
Sport
13 Korrik 2023, 18:27
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo po zgjeron sërish aktivitetet e tij të biznesit. Përpos që është “mbreti&rdqu...
Sport
13 Korrik 2023, 18:02
ANGLI - Harry Maguire ka qenë kapiten i Manchester United që nga janari 2020, por qendërmbrojtësi ndërkombëtar i Anglisë isht...
Sport
13 Korrik 2023, 17:49
ITALI - Në Capri të Italisë, Michael Jordan dhe Magic Johnson po shijojnë jetën e tyre. Dy nga atletët më t&...
Sport
13 Korrik 2023, 17:08
ZVICER - Si pjesë e partneritetit mes FIFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve, gjithsej 440 klube do të marrin 209 milionë...
Sport
13 Korrik 2023, 16:18
IRLANDE E VERIUT - Një e papritur ka ndodhur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku Vllaznia do të debutojë sot për ndes...
Sport
13 Korrik 2023, 16:05
ITALI - Ish-sulmuesi legjendar gjerman, i cili ka luajtur me Lazion vite më parë, iu është kthyer ish-drejtorit shqiptarit, Igli Tare pë...
Sport
13 Korrik 2023, 15:49
ANGLI - Dele Alli hapi librin dhe zemrën, në një bisedë me Gary Neville në podcast "The Overlap". Përveçse ka rrë...
Sport
13 Korrik 2023, 14:58
ITALI - Robert Lewandowski po përjeton pushimet e tij përpara se të bashkohet me FC Barcelonën më 18 korrik për të fil...
Sport
13 Korrik 2023, 14:38
SPANJE - Atletja dhe oficerja ruse Yelena Isinbáyeva, e sanksionuar nga presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski për lid...