Politike

Bardhi: Ka një shtesë abuzive me 5.6 milionë euro në inceneratorin e Elbasanit

Bardhi u shpreh se kompania fillimisht ka propozuar për secilin nga inceneratorët një vlerë disa herë më të vogël.

13 Korrik 2023, 22:05 Nga I.A
Bardhi: Ka një shtesë abuzive me 5.6 milionë euro në
Gazmend Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazmend Bardhi, tha se SPAK ka gjetur dhe faktuar abuzime të ndryshme në aferën e inceneratorëve, ndërsa pohoi se një nga shkeljet është ajo, ku fatura e ofruar e shërbimit është 5.6 milionë euro më e lartë, se ajo e propozuar në fillim. Në një lidhjeje direkte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi u shpreh se kompania fillimisht ka propozuar për secilin nga inceneratorët një vlerë disa herë më të vogël.

“Ajo që është akoma më e rëndë, është që kompania, siç janë gjetur dokumentacionet, ka propozuar për secilin nga incenertorët një vlerë disa herë më të ulët se ajo që është ofruar.  Kompania ka përgatitur gjithë zërat e punimeve dhe kostotja totale ka qenë 16 milionë eruo. Pasdite për të njëjtin zë, vlera totale është propozuar afërisht 21.6 milionë euro. Dhe për prokurorinë, shtesa prej afërsisht 5.6milionë eurosh në incenertorin e Elbasanit është abuzive dhe një faturë “fake”. Kanë shtuar një vlerë fiktive 5.6 milionë euro. Tjetër vlerë është propozuar fillimisht nga kompania dhe tjetër vlerë ka dalë në përfundim të procesit”, tha Bardhi.

gazmend bardhi

Sondazh

Poll