Politike

Opozita kundër, Tualant Balla votohet ministër i Brendshëm

Është votuar me 75 vota “Pro” 16 kundër dhe 1 abstenim, nga 93 të pranishëm gjithsej, emërimi i Taulant Ballës si ministri i ri i Brendshëm.

13 Korrik 2023, 21:03 Nga k.m.
Opozita kundër, Tualant Balla votohet ministër i Brendshëm
Votimi në Kuvend

TIRANË- Taulant Balla është ministri i ri i Brendshëm. Është votuar me 75 vota “Pro” 16 kundër dhe 1 abstenim, nga 93 të pranishëm gjithsej, emërimi i Taulant Ballës si ministri i ri i Brendshëm, ku votat kundër ishin ato të opozitës. Por pro ishin edhe votat e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. 

Kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin Çuçi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuar 2 kushërinj të fisit Maja, lidhur me një denoncim që ata kishin bërë në Polici për guroren e Rrajave. Në vend të tij emëroi ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën. 

taulant balla seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll