13 Korrik 2023, 22:04
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka zbardhur detaje nga dosja hetimore të SPAK për ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj. Bardhi në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt duhet të miratohet sa më shpejt pasi rritet rreziku që deputeti të humbasë gjurmët në arrati nëse nuk kthehet në Shqipëri.
Bardhi u shpreh se SPAK e ka dokumentuar të gjithë përfshirjen e Arben Ahmetajt dhe ka faktuar lidhjen e ish-zv/Kryeministrit me Mirel Mërtirin.
“Kërkova të zbatohej ajo kërkesë e ardhur nga Prokuroria, të zbvatohet pa vonesa. Një nga arsyet pse Prokuroria kërkonte arrest me burg për Ahmetajn, sipas Prokurorisë, ishte sepse z.Ahmetaj tentonte të prishte provat, të intimidonte dëshmitarë dhe ndikonte në proces. Sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e mundur të humbasë gjurmët e tij. Prokuroria ka dokumentuar paligjshmërinë e procedurës të ndjekur në 3 inceneratorë. Ka provuar me dokumente konkrete në kompjuterin e Klodian Zotos që e gjithë procedura ishte parapërgatitur para se të shpallej emergjenca mjedisore. Draft kontrata, projektvendime, veprime që do duhet të kryente kryteari i bashkisë ishte përpara se të shpallej emergjenca. Çdo letër dhe procedurë ishte realizuar nga zyra private e z.Zoto. Kjo është e faktuar në dosje nëpërmjet komunikimeve elektronike. Prandaj kanë vepruar si organizatë e strukturuar kriminale. Kompania ka propozuar për secilin nga inceneratorët një vlerë disa herë më të ulët nga ajo që miratuar. Kostoja totale për inceneratorin e Elbasanit ka qenë 16 milionë Euro. Pasdite vlera totale është ripropozuar 22 milionë Euro. Kanë shtuar një vlerë fiktive 5.6 milionë Euro vetëm për një incenerator. Tjetër vlerë është propozuar nga kompania dhe tjetër vlerë ka dalë në përfundim të procesit. Lidhjet e Mërtirit me Ahmetajn janë tërëisht të faktuara që në 2012. Tigri ishte Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj ishte fratelo. Ky ishte komunikimi që kishin. Mirel Mërtiri e përdorte influencën e Ahmetajt në PS që ky i fundit t’i krjonte akses në biznes. Gjuknuri përmendet në të njëjtat rrethana si z.Ahmetaj sikundër edhe në udhëtimet apo përfitimet e tjera. Në mënyrë identike janë të dy në të njëjtën pozitë”, tha Bardhi.
gazment bardhi
Politike
13 Korrik 2023, 21:42
k.m.
Pamje nga Kuvendi
Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan që të futej në rend dite votimi i autorizimit për arrestimin e...
Politike
13 Korrik 2023, 21:14
I.A
Fredi Beleri
VLORË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për të cilësuar si të...
Politike
13 Korrik 2023, 21:03
k.m.
Votimi në Kuvend
TIRANË- Taulant Balla është ministri i ri i Brendshëm. Është votuar me 75 vota “Pro” 16 kun...
Politike
13 Korrik 2023, 20:51
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn përfshihen edhe deputet&eum...
Politike
13 Korrik 2023, 20:30
k.m.
Asllan Dogjani
TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka kërkuar nga qytetarët që të mblidhen në formë proteste...
Politike
13 Korrik 2023, 20:08
Ola Xama
Erion Veliaj
TIRANË- Në janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qe...
Politike
13 Korrik 2023, 18:02
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Edi Rama është mafioze. Gjatë fj...
Politike
13 Korrik 2023, 17:38
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka pyetur kryetaren e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Ko...
Politike
13 Korrik 2023, 17:01
k.m.
Pamje nga mbledhja
LEZHË- "Përçahet" koalicioni "Bashkë Fitojmë" në Lezhë. Dy anëtarët e Këshillit Bash...
Politike
13 Korrik 2023, 16:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Me 13 vota pro, deputetët e maxhorancës kanë mbledhur komisionin e Ligjeve për të kaluar pr/ligjin e ...