Politike

Ndryshime në Këshillin Bashkiak në Lezhë, "Bashkë fitojmë" nuk formon dot grup, 2 këshilltarë i bashkohen PD së vulës

Ky grupim ka po ashtu në përbërje një përfaqësues nga Partia Agrare dhe një nga Fryma e re Demokratike. Kështu që koalicioni nuk ka krijuar dot një grup, i cili krijohet me 5 këshilltarë.

13 Korrik 2023, 17:01 Nga k.m.
Ndryshime në Këshillin Bashkiak në Lezhë, "Bashkë
Pamje nga mbledhja

LEZHË- "Përçahet" koalicioni "Bashkë Fitojmë" në Lezhë. Dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të koalicionit i janë bashkuar Partisë Demokratike të vulës dhe grupit të përzierë të këshilltarëve. Mësohet se tek PD e vulës kanë shkuar Kristian Gjidoda, nga PD dhe Alfons Trashaj i Partisë së Lirisë.

Ky grupim ka po ashtu në përbërje një përfaqësues nga Partia Agrare dhe një nga Fryma e re Demokratike. Kështu që koalicioni nuk ka krijuar dot një grup, i cili krijohet me 5 këshilltarë.

Grupimi tjetër politik i përzier që u vetëquajt "Besëlidhja" do të drejtohet nga Aleanca Arbrore, e cila ka 2 këshilltarë të saj të dalë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 janë të Partisë së Lirisë dhe nga një këshilltar i PD dhe Partisë së Legalitetit. Këshilli Bashkiak i Lezhës ka gjithsej 41 anëtarë që përfaqësojnë 14 parti politike. 

Pas numërimit të votave rezultoi se: Partia Socialdemokratike ka marrë 7 mandate; PS ka marrë 9 mandate; Bashkë Fitojmë ka marrë 6 mandate; Partia KristianDemokrate 4 mandate; PD e vulës 2 mandate; Aleanca Arbnore Kombëtare, PUK, PGJ dhe AAK secila me 2 mandate. Ndërsa PLL, PASH, PDS, PAA, FRD morën nga një mandat.

lezhe keshilli bashkiak lezhe

Sondazh

Poll