Politike

Ligji për kanabisin, deputeti i opozitës bën THIRRJE: Doni që fëmijët tuaj mos të përdorin drogë? Protestë para Parlamentit, ejani të enjten

Asllan Dogjani tha se shteti nuk ka mundësi që ta kontrollojë kultivimin e kanabisit, ndaj dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta kundërshtuar nismën. 

13 Korrik 2023, 20:30 Nga k.m.
Ligji për kanabisin, deputeti i opozitës bën THIRRJE: Doni
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka kërkuar nga qytetarët që të mblidhen në formë proteste, kundër legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor. Në fjalën e tij nga Kuvendi i Shqipërisë, Dogjani tha se shteti nuk ka mundësi që ta kontrollojë kultivimin e kanabisit, ndaj dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta kundërshtuar nismën. 

"Të gjitha ata që duan që fëmijët e tyre të mos përdorin drogë, të mblidhen para parlamentit ditën e enjte. Nuk e kemi mundësinë për ta mbajtur nën kontroll. Ka mijëra familje që vuajnë sepse fëmijët e tyre përdorin drogë. Ka shqiptarë që për shkak të përdorimit të drogërave kanë përfunduar në çmendinë. Ju bëj edhe njëherë thirrje që të mblidhemi të enjten para Parlamentit të mos e lejojmë këtë ligj,"-tha Asllan Dogjani.

asllan dogjani seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll