Politike

Bylykbashi: Qeverisja e Ramës është mafioze, SPAK nuk shpëtojnë dot nga afera e inceneratorëve

Bylykbashi ka deklaruar se kjo aferë është bërë me plan dhe se pjesë e saj janë ministra aktual dhe ish-ministra të qeverisë Rama.

13 Korrik 2023, 18:02 Nga I.A
Bylykbashi: Qeverisja e Ramës është mafioze, SPAK nuk
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Edi Rama është mafioze. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi u foli për aferën e inceneratiorëve, duke e quajtur atë një korrupsion madhor. Bylykbashi ka deklaruar se kjo aferë është bërë me plan dhe se pjesë e saj janë ministra aktual dhe ish-ministra të qeverisë Rama. Po ashtu ai ka deklaruar se SPAK nuk shpëton dot nga kjo aferë dhe se duhet që t'i shkojë në fund. 

"Çështje për të përcaktuar korrupsionin në Shqipëri, keni inceneratorët. Është korrupsion madhor. Kjo duhet patë e gjitha në një sistem. Ky është manuali që përcakton se qeverisja e Edi Ramës është qeverisje mafioze. Është tipike e mafias në jug të Italisë. Të njëjtën gjë që atje e bën mafja, këtu e bën qeveria. E bëjnë në mënyrë të tillë që të jetë e njëjtë. Kjo histori fillon në 2014, një vit pasi keni ardhur në pushtet. Fakti që përfshihen ministra dhe ish-ministra të tjerë tregon se keni ardhur me plan. Këto janë projekte shumë vjeçare që duhet të mbrohen ose ndryshe shkojnë të gjithë në burg. Kjo është gropë e madhe që do të marr me vete shumë persona. SPAK nuk shpëton dot nga kjo detyrë, SPAK nuk po bën asgjë të madhe, por nuk shpëton dot. Ju po përpiqeni që të zvogëloni dëmin. Ka një emër dhe një shëmti, është mënyra mafioze e qeverisë Rama. Dhe pastaj shpartallon zgjedhjet. Ju nuk keni guximin që të reagoni. As ministrat nuk reagojnë dot se ikin që nesër. Edi Rama nesër nuk vjen në Parlament. Kjo është provë tjetër që thotë se ai e kupton se ça do të thotë kjo për të," tha Byklykbashi.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll