Politike

Gjykata e Apelit: Përgjimet e bëra ndaj Fredi Belerit janë të ligjshme

Por Gjykata e Apelit ka mbajtur të njëjti qëndrim. 

13 Korrik 2023, 21:14 Nga I.A
Gjykata e Apelit: Përgjimet e bëra ndaj Fredi Belerit janë
Fredi Beleri

VLORË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për të cilësuar si të paligjshme përgjimet. Beleri apeloi vendimin e Shkallës së Parë, e cila bëri të vlefshme veprimet hetimore të Prokurorisë së Vlorës. Por Gjykata e Apelit ka mbajtur të njëjti qëndrim. 

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll