Politike

Bardhi pyet Inspektoriatin e Pasurisë: Cili është burimi i 5 mln eurove të Xhaçkës? Bashari: Nuk mund të jap detaje konkrete

Ndërkohë që kryetarja Evgjeni Bashari ka deklaruar se nuk mund të jap detaje në lidhje me këtë informacion, pasi është çështja ndodhet në hetim.

13 Korrik 2023, 17:38 Nga I.A
Bardhi pyet Inspektoriatin e Pasurisë: Cili është burimi i 5
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka pyetur kryetaren e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit dhe Pasurive dhe Konfliktit të Interesit në lidhje me burimin e të ardhurave të Ministres Olta Xhaçka. Gjatë seancës në Kuvend, Bardhi u shpreh se familja Xhaçka nuk rezulton që të ketë burim të ligjshëm 5 mln euro. Ndërkohë që kryetarja Evgjeni Bashari ka deklaruar se nuk mund të jap detaje në lidhje me këtë informacion, pasi është çështja ndodhet në hetim.

Bardhi: Unë kam bërë 3 pyetje. Siç besoj e dini, unë i jam drejtuar institucionit tuaj. Opozita ka paraqitur një mocion në Kuvend, ndaj deputetes Olta Xhaçka. Nga ku rezulton se ministrja Xhaçka së bashku me bashkëshortin e saj janë bërë investitor strategjik, të cilët e kanë votuar të dy. Ata kanë përfituar të drejtën për të përdorur pasuri publike të shtetit shqiptar dhe përfitime të tjera. Verifikimi i i gjendjes së konfliktit të interesit është një nga përgjegjsitë që ka institucioni juaj, por rezulton se nuk keni nisur asnjë procedurë verifikimi. Më pas keni kryer një verifikim, ku nuk keni gjetur asgjë. Sipas verifikimit që keni kryer, cili është burimi i 5 milion eurove, të investimit të Xhaçkës. Nuk rezulton që ata të kenë burim të ligjshëm në vlerën 5 mln euro. Cili është burimi dhe a është i ligjshëm. 

Evgjeni Bashari: Është e vërtetë që ju keni paraqitur një kërkesë dhe keni marrë përgjigje zyrtare. Dhe duke qenë se është rast në hetim, nuk doja të shkoja në informacione. Këto janë të dhëna të një hetimi personal dhe nuk mund të bëhen publike. Nuk mund të jap detaje për rastin konkret, por mund t'iu them se inspektoriati ka përmbushur detyrën.

evgjeni bashari gazment bardhi seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll