Politike

Erdogan kërkon ndihmën nga NATO për luftën në Siri, Tuqia nën presion nga kurdët

14 Tetor 2019, 16:09 Nga DOSJA
Erdogan kërkon ndihmën nga NATO për luftën në Siri,

SIRI – Forcat siriane kanë hyrë në zonat kurde këtë të hënë në Sirinë e Veriut, duke bërë që Erdogan të kërkojë ndihmën ushtarake të Natos.

Trupat siriane hynë në qytetin e Manbij në Sirinë Veriore pas një marrëveshjeje të arritur  midis forcave kurde të  dielën dhe udhëheqësve sirianë dhe turq, në marrëveshjen e bërë zyrtarët kurdë ranë dakord të kontrollojnë shumë qytete për pjestarë të ISIS,  në këmbim të mbrojtjes.

 Erdogan nisi ofensivën turke në Siri, të quajtur ‘Operacioni Pranvera e Paqes’, javën e kaluar  kundër kurdëve, që Ankaraja i konsideron si terroristë në sektorin verilindor të vendit.

Qëllimi i Turqisë është të krijojë një “zonë të sigurt” në verilindje, afër kufirit, për t’i lejuar refugjatët sirianë në Turqi të vriendosen në vendin e tyre të lindjes.

“Ne jemi gati të zbatojmë vendimin tonë për Manbij,” tha Erdogan më herët këtë të hënë.

Erdogan kërkoi ndihmën e NATO-s për suport duke thënë se Tuqia është nën presion nga sulmet e vazhdueshme të kundërshtarëve kurdë.

Burimi:Upi.com

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erdogan kurdet turiqa erdogan kurdet turiqa

Sondazh

Poll