Politike

Pas publikimit të raportit final të ‘Venecias’, Meta “feston” në Lezhë me Haradinajn

14 Tetor 2019, 15:26 Nga DOSJA
Pas publikimit të raportit final të ‘Venecias’, Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pas publikimit të raportit final të Komisionit të Venecias, në të cilin shkruhej se nuk ishte shkelur Kushtetuta me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale, ka zgjedhur Lezhën për të “festuar”.

Meta sot ka shkuar në një nga lokalet e njohura të zonës ka takuar Kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Teksa ka publikuar një foto me çiftin Haradinaj i ka uruar Kosovës fitore me Malin e Zi sot në mbrëmje.

I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”, shkruan Meta.

Komisioni i Venecias publikoi sot raportin përfundimtar ku theksoi se Presidenti mund t’i shtyjë zgjehdjet vetëm në raste emergjente. Më tej Venecias shtonte se shkarkimin e ka në dorë Kushtetuesja. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ramush haradinaj raporti final i venecias per meten ilir meta ramush haradinaj raporti final i venecias per meten

Sondazh

Poll