Politike

Amerika tërheq në mënyrë urgjente 1000 ushtarët e ngelur në Siri, ndërsa forcat turke vazhdojnë sulmet

14 Tetor 2019, 13:36 Nga DOSJA
Amerika tërheq në mënyrë urgjente 1000 ushtarët e

SIRI – Sekretari i mbrojtes së shtetit amerikan gjatë një konference për shtyp këtë të dielë, njoftoi dhe qëllimet e Pentagonit përsa i përket luftës në Siri.

Ai u shpreh se Amerika do të tërheq sa më parë të jetë e mundur 1000 ushtarët e fundit, të cilët  mbështesin forcat e udhëhequra nga kurdët kundër ISIS, duke thënë se ata nuk u regjistruan për të luftuar me turqit në emër të kurdëve, por qëllimi i tyre ishte të zmbrapsin shtetin islamik të ISIS.

Esper tha se tërheqja e trupave të fundit amerikan do mundohet të bëhet në mënyrë sa më paqësore dhe të sigurt, që asnjëri prej ushtarëve mos të ngelet pas.

Ai shtoi se forcat amerikane në Siri , tashme gjenden midis dy ekstremeve, turqit që luftojnë kurdët, dhe kurdët që luftojnë ISIS.

Ndërhyrja e turqisë në luftën e Sirisë, i jep fund dhe partnerit 5-vjeçar midis kurdëve, dhe trupave amerikanë, në luftën kundër ISIS.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike siri siri

Sondazh

Poll