Politike

Nesër mblidhen ministrat e BE-së, zbardhet axhenda: Shqipëria temë kryesore

14 Tetor 2019, 15:50 Nga DOSJA
Nesër mblidhen ministrat e BE-së, zbardhet axhenda: Shqipëria

BRUKSEL- Shqipëra nesër do të jetë në qendër të diskutimeve në Bruksel, aty ku do mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në axhendë të diskutimeve janë përgatitjet e konkluzioneve për draftin final që do diskutohet në samitin e 17-18 tetorit.

Në faqen zyrtare të Këshilli Evropian është zbardhur axhenda e plotë e diskutimee që do të zhvillohen nesër, ku procesi i zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë çështjet kryesore.

Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Kjo përfshinte, ndër të tjera, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfunduar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta. Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e rezultateve të mëtejshme të reformës, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil.”, thuhet në axhendën e KE.

Diskutimi do të bazohet në konkluzionet e miratuara vitin e kaluar për dy shtetet ballkanike dhe ku jepej mbështetje për hapjen e negociatave në vitin 2019-të, vendim i cili po kundërshtohet aktualisht nga Franca, Holanda dhe disa shtete të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be diskuton per shqiperine integrimi i shqiperise ne be këshilli evropian be diskuton per shqiperine integrimi i shqiperise ne be këshilli evropian

Sondazh

Poll