Politike

Birra dhe mish me Mimi Kodhelin, reagon Murrizi, nxjerr foton me armë: Ishim në lokalin e babait të Rita Orës në Londër

14 Tetor 2019, 11:58 Nga DOSJA
Birra dhe mish me Mimi Kodhelin, reagon Murrizi, nxjerr foton me armë:

Tiranë- Pas publikimit të fotos, ku u shfaq me ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodhelin duke darkuar, ka ardhur edhe një reagim nga deputeti Myslim Murrizi.

Murrizi ka sqaruar se ndodhej me 4 deputetë të parlamentit të Shqipërisë duke darkuar, konkretisht me Mimi Kodhelin, Nimet Musai, Xhemal Qefalijan, gjatë vizitës në asamblenë e NATO-s në Londër. Ai ka treguar se kanë darkuar në lokalin e babait të Rita Orës.

Por deputeti është treguar shumë i ashpër me mediet dhe i krahason gazetarët me një “Turtull”. Madje ka publikuar një foto ku shfaqet duke gjuajtur me armë.

“Njera foto e imja eshte me pushke duke gjuajtuar “ TURTULL” Jo Sokratin por te gjithe ata qe jane TURTULL nga trute e kokes.Foto e publikuar nga TURTULLIT e TURTULLESHAT, nuk eshte ne Tirane por te premten ne darke ne Londer ne lokalin e babait te Rita Ores.”– shkruan Murrizi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mimi kodheli myslim murrizi mimi kodheli myslim murrizi

Sondazh

Poll