Politike

Viti i ri akademik/ PD Shkodër ngre alarmin: Ulje drastike e numrit të studentëve

14 Tetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
Viti i ri akademik/ PD Shkodër ngre alarmin: Ulje drastike e numrit të

SHKODËR- Ka nisur sot viti i ri akademik për të gjithë studentët në Shqipëri. Në kuadër të kësaj dite, Partia Demokratike në Shkodër ka dalë me një deklaratë për shtyp. Në këtë deklaratë PD Shkodër ngre shqetësimin se në auditoret e degëve tradicionale të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë ulur shumë më pak studentë se një vit më parë.

Në deklaratën për shtyp të PD-së Shkodër bëhet me dije se në degën e studimit Biologji-Kimi janë ulur sot vetëm 9 studentë në vitin e parë, në degën e Histori-Gjeografi janë vetëm 5 studentë viti i parë ndërsa në Gjuhë-Letërsi vetëm 10 studentë. “Jemi sot kah pedagogëve të cilët me ankesat e shqetësimet e tyre përmes Asambleve të Fakulteteve mbeten në vesh të shurdhër ose të bllokuara në rektorat”, thuhet në deklaratën e PD-së Shkodër.

DEKLARATË PËR SHTYP, PARTIA DEMOKRATIKE DEGA SHKODËR

Një vit të mbarë akademik për të gjithë pedagogët e studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”! Është një fillim viti i trishtë kur në auditoret e degëve tradicionale të këtij Universiteti ulen për studim më pak studentë.Duke filluar nga Fakulteti i Shkencave Natyrore përvec degës së Infermierisë.Ku degë studimi si Biologji-Kimi kanë 9 studentë në vitin e parë.Ku në Fakultetin e Shkencave Shoqërore degë si Histori-Gjeografi me 5 studentë apo Gjuhë-Letërsi me 10 studentë.

Jemi sot në krah të pedagogeve të cilët me ankesat e shqetesimet e tyre përmes Asambleve të Fakulteteve mbeten në vesh të shurdhër ose të bllokuara në Rektorat.

Jemi sot për ato studentë që ju mohua e drejta e studimit.Jemi sot për atë shtresë që kërkon studim dhe kushte pranë Universitetit të Shkodrës e jo invenstime fiktive ose të kryera pas shumë vitesh me plot dritëhije e pa transparencë.

I kemi një borxh të madh fëmijëve tanë dhe Shqipërisë të së ardhmes…po u japim si model që pa shkollë, pa punë, me gënjeshtra e mashtrime, hile me miqtë, me vjedhje publike..ti mund të bëhesh nga aktivist i shoqërisë civile,deputet, ministër e kryebashkiak!

Kjo është dilema më e madhe. Fillimi i shkollës pa kushte për studentet, por Kryeministri kujdeset për fasadat.
Dita e parë e shkollës për çdo student është moment i shumëpritur në ngjitjen e shkallëve të dijes.
Padyshim që emocionet përfshijnë jo vetëm studentët por edhe prindërit në këtë ditë të vecantë.

Por,realiteti  është i hidhur për familjet shqiptare. Prindërit gjenden përballë pamundësisë për të përballuar koston e lartë për fëmijët për ti nisur për në shkollë.
Në kushtet kur paga minimale në Shqipëri është më e ulët se kostoja për përgatitjen e një fëmije për në shkollë, si veprojnë ato familje që kanë  dy apo më shumë fëmijë në shkolla?
E si të mos mjaftonte litari në fyt për ti përcjellë studentët në dyert e dijes, studentët përballen me një realitet të pashpresë.

Disa fakultete në Shkodër janë në rrezik mbylljeje e pa asnjë orientim nga ato që drejtojnë Universitetin.

Kjo situatë duhet të marrë fund! Zëri  i demokratëve do të jetë gjithmonë në anën qytetarëve që pyesin pranë sekretarive për fëmijët  e tyre.
Brezi i ri do investim dhe vëmendje, jo fasada  që i lihen bosh.
Megjithatë,urimi shkon për cdo student që shkon në shkollë këtë vit që të kenë sukses në emër të së ardhmes së tyre.

Ka nisur sot viti i ri akademik. Rreth 19 mijë studentë janë ulur sot për herë të parë në auditore. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit është vënë re një ulje e numri të studentëve.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia demokratike shkoder viti i ri akademik partia demokratike shkoder viti i ri akademik

Sondazh

Poll