Politike

Marku tek Këshilli Kombëtar i Integrimit: Kemi rritur numrin e hetimeve kundër grupeve të strukturuara kriminale

14 Tetor 2019, 14:38 Nga DOSJA
Marku tek Këshilli Kombëtar i Integrimit: Kemi rritur numrin e

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku  mori pjesë sot në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Marku, e cila është dhe anëtare e këtij Këshilli, informoi mbi progresin e prokurorisë si pjesë e sistemit të drejtësisë penale me synim sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave për vitin 2019.

Në fjalën e saj ajo tha se në zbatim të rekomandimit për përparimin e mëtejshëm drejt ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare kundër grupeve të organizuara kriminale, gjatë vitit 2018 në veprimtarinë e prokurorisë evidentohet përparim dhe rritje e numrit të hetimeve proaktive në ndjekjen penale kundër grupeve të strukturuara kriminale, duke përdorur mjetet speciale të hetimit në 64 procedime për veprat penale në fushën e trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave apo krimeve të tjera të rënda.

Lidhur me luftën kundër narkotikëve, Marku u shpreh se  treguesit statistikorë evidentojnë tendencë në ulje të numrit të procedimeve të regjistruara, rrjedhojë e goditjes dhe parandalimit të kësaj veprimtarie kriminale.

Në fund kryeprokurorja siguroi anëtarët e KKIE se prokuroria ka marrë rol të rëndësishëm dhe proaktiv, në trajtimin e kërkesave të paraqitura nga autoritetet gjyqësore të huaja për ekstradimin e shtetasve nga Shqipëria drejt shteteve kërkuese apo për njohjen dhe ekzekutimin në Shqipëri të vendimeve penale të huaja të dhëna ndaj shtetasve shqiptarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku integrimi i shqiperise ne be këshilli kombëtar i integrimit europian arta marku integrimi i shqiperise ne be këshilli kombëtar i integrimit europian

Sondazh

Poll