Politike

Kulisat e largimit të Hajdarit/ Lita sqaron situatën: Rudina ka punë më të rëndësishme se grupi (REAGIMI)

14 Tetor 2019, 14:19 Nga DOSJA
Kulisat e largimit të Hajdarit/ Lita sqaron situatën: Rudina ka

TIRANË- Pas largimit të Rudina Hajdarit nga kryesimi i grupit parlamentar Demokrat në Kuvend, për Korab Litën, e gjitha është në funksion të ecurisë më të mirë të grupit. Në një reagim për Dosja.al, Lita thotë se ky është një riformatim, dhe se Hajdari ka një post më të rëndësishëm si kryetare e Komisionit të Integrimit.

“Riformatimi ishte në funksion të funksionimit administrativ të Grupit. Rudina ka një detyrë akoma më të rëndësishme, siç është ajo e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit, bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, për të cilat ka mbështetjen tonë maksimale si grup.”,-u shpreh Lita.

Sot u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Lita thotë se i është besuar një detyrë e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupi parlamentar demokrat korab lita rudina hajdari grupi parlamentar demokrat korab lita rudina hajdari

Sondazh

Poll