Politike

Replika me Rudina Hajdarin/ Lleshaj: S’flas për parardhësit, por kemi sekuestruar para sa për 10 vite (VD)

14 Tetor 2019, 11:52 Nga DOSJA
Replika me Rudina Hajdarin/ Lleshaj: S’flas për parardhësit, por

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka replikuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, me deputeten Rudina Hajdari. Teksa po fliste për luftën ndaj krimit të organizuar, Hajdari e ndërpreu duke e pyetur Lleshajn, se pse thotë se janë goditur më shumë grupe. Lleshaj iu përgjigj duke thënë se nuk ka në plan të flasë për parardhësit, por nuk harroi të “mburrej” kur tha se në vitin 2019 janë sekuestruar 72.1 mln euro, para që dyshohet se janë të paligjshme, shumë kjo që sipas tij barazohet me 10 vite bashkë.

Replika

Rudina Hajdari: Është kjo se keni intesifikuar punën? Se parardhësit e tu s’kanë bërë detyrën, apo grupet kriminale janë shtuar?

Sandër Lleshaj: Për arsye etike, s’flas për punën e parardhësve. Jemi në një proces konsolidimi si shoqëri. Në 2020 s’është e thënë se do jenë rezultatet më të këqija se në 2019. Puna është pjesë e një procesi. Kemi riorientuar burimet. Kemi bashkëpunuar shumë me partnerët, por edhe me njëri-tjetrin. Përsa i përket luftës dhe pastrimit të parave, kemi arritje të mëdha, të jashtëzakonshme. Përmendet edhe në raportin e DASH. Ndalimi i lojërave të fatit, është në kontributet kryesore që kjo qeveri ka dhënë në luftën kundër pastrimit të parave. Mbyllja e tyre, ka mbyllur burimet kryesore. Bëhet fjalë për një aksion të rrallë, të jashtëzakonshëm, edhe në Evropë. Ndalimi i këtij biznesi do të thotë se shoqërohej edhe me risk. Por qeveria është e gatshme dhe e mori këtë risk. Deri tani janë sekuestruar 72.1 mln euro me vendim gjykate. Vitin e shkuar ishin 32. Kjo shifër është sa shumatorja e 10 viteve që kanë paraprirë. Edhe niveli i konfiskimit është i lartë, dy herë më shumë se vitin e kaluar. Perspektiva është edhe më premtuese. Përpjekjet tona, do të shoqërohen edhe me suksese të tjera.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lufta ndaj krimit mbledhja e keshillit te integrimit rudina hajdari sander lleshaj lufta ndaj krimit mbledhja e keshillit te integrimit rudina hajdari sander lleshaj

Sondazh

Poll