Politike

Tensionet në Kuvend, Bardhi këmbëngul sërish: Kur ua kërkojnë bandat kriminale kanabisin, e kaloni! Rama po bën plazh në Dhërmi

Në fjalën e tij, Bardhi tha se ndërkohë që debatet vazhdojnë në Kuvend, kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, duke pushuar. 

13 Korrik 2023, 13:14 Nga k.m.
Tensionet në Kuvend, Bardhi këmbëngul sërish: Kur ua
Gazment Bardhi

TIRANË- Vazhdojnë debatet në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon me këmbëngulje një seancë urgjente ku të diskutohet çështja e Ahmetajt dhe nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që e kundërshton duke e cilësuar të paligjshme. Në fjalën e tij, Bardhi tha se ndërkohë që debatet vazhdojnë në Kuvend, kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, duke pushuar. 

Bardhi: Ke 3 orë që ke bllokuar seancën plenare me një argument qesharak se kërkesa për rendin e ditës nuk ka objekt për ju rregullorja është paçavure. Kur ju kërkojnë gruper krimainale me urgjencë kaloni ligjin e kanabisit, për ju nuk ka rëndësi rregullorja. Për shërbimet ndaj grupeve kriminale ju nuk pyesni për rregulloren, ndërsa për Ahmetajn keni 3 orë që bllokoni Kuvendin. Seanca nuk vazhdon dot, nuk kemi nevojë për raportimin e Komisionierit, po pati ndonjë raportim për tenderat le të vijë të na e japi. Kemi paraqitur një kërkesë, hidhe në votim. Rrëzoje, se i ke votat, por hidhe në votim. Lekët e buxhetit i keni bërë si të keni lekët tuaja. Të drejtat e opozitës nuk i mohon dot as ti dhe as Edi Rama, që tani është duke bërë plazh në Dhërmi. 

Nikolla: Nuk e hedh dot në votim kërkesën, nuk ka substancë. Ka 2 momente që bie ndesh. Nuk janë njoftuar deputetët me raportin, nuk është shpërndarë, është vendosur që do të mbahet të premten. Nuk është njoftuar deputeti

gazment bardhi seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll