Politike

"Çështja Ahmetaj", Bardhi: Keni një javë që pengoni drejtësinë, të hidhet në votim kërkesa! Nikolla: S’ka lëndë

Opozita kërkoi me këmbëngulje një seancë urgjente ku të diskutohet çështja e Ahmetajt dhe nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që e kundërshton duke e cilësuar të paligjshme.

13 Korrik 2023, 12:32 Nga DOSJA
"Çështja Ahmetaj", Bardhi: Keni një javë që
Gazment Bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione mes palëve politike. Opozita kërkoi me këmbëngulje një seancë urgjente ku të diskutohet çështja e Ahmetajt dhe nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që e kundërshton duke e cilësuar të paligjshme.

“Do duhet që të regjistrohet ky moment i turpit, keni një javë që zvarrisni procedurat. Ne kemi një detyrim për ti hapur prokurorisë të bëjë detyrën e vetë. Kthehemi në 2012 kur PD propozoi heqjen e mandatit të deputetit, merrni dhe ju guximin dhe heqim imunitetin e  deputetit. Keni votuar ju për tu sjellë si rasti i Tahirit. Ju lutem hidheni me votë, rrëzojeni, por të paktën procedurat parlamentare respektojeni, por të shënohet në procesverbal që i dhatë 4 ditë kohë për të prishur provat e Ahmetaj. Ka procedurë, regullore parlamenti. E kemi depozituar kërkesën. Hidheni në votim", tha Bardhi.

Nikolla- "Unë s’mund të hedh në votim një paligjshmëri. Me qetësi, kjo s’ka lëndë. Regullorja thotë këshilli brenda dy javëve harton një raport….Mos u mbivendosni. Ç’e ke këtë zakon??.

Sondazh

Poll