Politike

Emri i tij në dosjen e Ahmetajt! Gjiknuri: Kauzë politike, të kesh njohje s'është krim, nuk kam shkelur ligjin

Gjiknuri tha se të gjitha udhëtimet për të cilat ai akuzohet nga opozita se ka kryer me pronarët e incenratorëve, janë udhëtime zyrtare dhe të regjistruara.

13 Korrik 2023, 12:12 Nga A.B
Emri i tij në dosjen e Ahmetajt! Gjiknuri: Kauzë politike, të
Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetaj. Ai tha se të gjitha udhëtimet për të cilat ai akuzohet nga opozita se ka kryer me pronarët e incenratorëve, janë udhëtime zyrtare dhe të regjistruara.

Unë qëndrimet e mia i kam bërë publike dhe në Komisionin Hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re që nga ajo kohë. Të them të drejtën dy udhëtimet e pretenduara janë udhëtime zyrtare, ka dokumentacion përkatës në Ministrinë e nfrastrukturës. Udhëtimet e mia janë zyrtare dhe të deklaruarA dhe as kam bredhur për qejf me njerëz që ju mund të pretendoni për lidhje të caktuara. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. I kam shpjeguar dhe në Komisionin Hetimor, rolin që ka pasur Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje të ligjit nga unë si ministër.

Qeveria nuk është një organizatë kriminale por përkundrazi ëshë një institucion i organizuar ku secili ministër ushtron funksionin sipas funksionit që ka”, tha Gjiknuri.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll