Politike

TENSIONE në Kuvend/ Opozita 'pritë' tek Foltorja, Nikolla ngre zërin: Nuk e hedh kërkesën në votim, ua thashë! (SËRISH PUSHIM)

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që raporti për imunitetin e Arbën Ahmetajt të futej për votim në rendin e ditës.

13 Korrik 2023, 13:01 Nga k.m.
TENSIONE në Kuvend/ Opozita 'pritë' tek Foltorja, Nikolla
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Është ndërprerë për të dytën herë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa po bëhej gati për të raportuar në seancë Komisioni i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, menjëherë deputetët e opozitës u afruan pranë foltores duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. Edhe njëherë në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që raporti për imunitetin e Arbën Ahmetajt të futej për votim në rendin e ditës. Por edhe njëherë tensionet në seancë kanë bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të ndërpesë seancën duke kërkuar sërish 5 minuta pushim.

PJESË NGA SEANCA:

Nikolla: Ne duam ta bëjmë këtë proces pa cen. Zoti Celibashi nuk kemi çfarë të bëjmë, do vazhdojmë punën. Nuk e hedh kërkesën në votim, po ta përsëris. Nuk votoj në apriori pa pasur fakte. Ju lutem uluni në vend. Ka instrumenta rregullorja që i verifikon. Nuk është vetëm fjala juaj.

*flasin dhe depuutetët e opozitës por nuk kuptohen, janë pa mikrofon

Nikolla: Zoti Celibashi do e merrni fjalën? 5 minuta pushim

seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll