Politike

Spiropali: Ju sfidojmë me standartin tonë, hetim ndaj atyre që i bëjnë presion drejtësisë

Spiropali i është drejtuar deputetëve të PD-së, duke theksuar se këta të fundit nuk mund të kompleksojnë raportin e qeverisë me drejtësinë.

13 Korrik 2023, 12:22 Nga DOSJA
Spiropali: Ju sfidojmë me standartin tonë, hetim ndaj atyre që i
Kuvendi

TIRANË- Opozita sot pengoi vijim normal të seancës, pasi kërkuan që në rendin e ditës të futej kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Seanca e kësaj të enjteje është përfshirë nga debatet mes mazhorancës dhe opozitës për rastin e Arben Ahmetaj. Ministrja Elisa Spiropali i është drejtuar deputetëve të PD-së, duke theksuar se këta të fundit nuk mund të kompleksojnë raportin e qeverisë me drejtësinë.

"Nuk mund ta quash qeverinë strukturë kriminale. Kjo quhet hipokrizi e një niveli olimpik. Nëse na tregoni me gisht, reflektoni për ato që thoni ju. Nuk shpallen njerëzit kriminelë pa procese gjyqësore. Gjyqi por edhe i qytetarëve u bëhet akoma pa u mbledhur trupa gjyqësore. Është një debat që nuk prodhoj asgjë, dhe ne ju sfidojmë në standartin tonë për ti shqyrtojmë kërkesat tona, nga prokuroria. 

Ne kemi diskutuar në kohë rekord dhe në mënyrë që e kuptuat se nuk jemi barrierë, filluat sulmin, sepse nuk mbrojmë askënd. Ky është standarti ynë, turp është të mbrosh gardistët kur kanë vrarë në bulevard. Turp është të vrasësh, të hedhësh në erë 27 njerëz. Turp nuk ështe të qëndrosh para drejtësisë dhe nga i pari në të fundit të hetohen dhe dosjen të mos flenë aty, të hetohen dhe ata që i bëjnë presion drejtësisë nga mëngjesi në darkë".

 

Sondazh

Poll