Politike

Vazhdon SHERRI për Ahmetajn në Kuvend/ Balla (si ministër) 'ndërhyn' me tone të qeta: Sapo të kemi raportin do flasim. S'i heq asnjë presje atyre që tha Spiropali

Fjalën e tij, ai e nisi me tensionet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sa i përket çështjes së mandatit të Ahmetajt tha se do të futet në rendin e ditës sapo të shpërndahej raporti nga Këshilli i Mandateve. 

13 Korrik 2023, 12:24 Nga k.m.
Vazhdon SHERRI për Ahmetajn në Kuvend/ Balla (si ministër)
Taulant Balla

TIRANË- Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë vazhdojnë debatet për çështjen e inceneratorëve dhe mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, me tone të qeta ka ndërhyrë tashmë i emëruari si ministër i Brendshëm, Taulant Balla. Fjalën e tij, ai e nisi me tensionet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sa i përket çështjes së mandatit të Ahmetajt tha se do të futet në rendin e ditës sapo të shpërndahej raporti nga Këshilli i Mandateve. 

"Nuk i heq asnjë pikë asaj që tha zonja Spiropali, e mora fjalën për një gjë tjetër. Bashkëndajmë shqetësimin e zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Dua t'ju them kolegëve që Kuvendi i Shqipërisë duhet të vazhdojë punën normalisht. Në rastin që pretendohet se ka kërkesë, sqarimi i Nikollës ishte shterues. Nuk mund të përfshihet diçka që nuk ka lëndë. Sapo të jetë gati raporti...unë iu respektova, ju lutem. Raporti i Këshillit do të shkruhet, do jetë material i shkëlqyer. Grupi parlamentar mezi pret të bëjë një diskutim pas raportimit të KQZ sepse kemi plot çështje me rëndësi për të diskutuar, duke theksuar edhe nevojën për të ecur para me Reformën Zgjedhore,"- tha Balla.

taulant balla seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll