Politike

S'ka qetësi në seancë! Garda rrethon foltoren, Nikolla: Nuk mund ta fus Kuvendin në një proces të paligjshëm

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi bllokoi foltoren për të disatën herë.

13 Korrik 2023, 13:17 Nga A.B
S'ka qetësi në seancë! Garda rrethon foltoren, Nikolla: Nuk
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nuk po gjen qetësi. Pasi u rikthyen për të disatën herë live, opozita nuk ndalon me kërkesën për të futur në rendin e ditës çështjen e Arben Ahmetajt. Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi bllokoi foltoren për të disatën herë.

Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i bëri të ditur se nuk mund ta fusë Kuvendin në një proces të paligjëm. 

'Nuk mund ta fus Kuvendin në një proces të paligjshëm. Do ta ndjek cështjen'- tha Nikolla.

Këto tensione, kanë bërë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi të mos raportonte dot përballë deputetëve./Dosja.al

seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll