Bota

Ambasadori amerikan del nga ndërtesa e Presidencës, takohet me Osmanin

Temë diskutimi, mes ambasadorit amerikan dhe presidentes Vjosa Osmani mendohet të jetë marrëveshja e Qeverisë për planin e BE-së për uljen e tensioneve. 

13 Korrik 2023, 13:00 Nga a.l
Ambasadori amerikan del nga ndërtesa e Presidencës, takohet me Osmanin
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është parë duke dalë nga ndërtesa e Presidencës këtë të enjte. Ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Lajmin për mediat e Kosovës e kanë konfirmuar nga Presidenca, ndërsa kanë thënë se për detajet e takimit do të dalin me një deklaratë për shtyp. 

Temë diskutimi, mes ambasadorit amerikan dhe presidentes Vjosa Osmani mendohet të jetë marrëveshja e Qeverisë për planin e BE-së për uljen e tensioneve. 

Më 10 korrik, BE-ja dhe Kosova konfirmuan se kanë arritur një marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe një një ditë më vonë u prezantuan hapat konkretë: tërheqja e 25 për qind e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vendore pas verës dhe rikthimi në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

 

vjosa osmani jeffrey hovenier

Sondazh

Poll