Bota

SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ PDK: Fator është Bislimi, provokoi opozitën, goditi me mjete të forta deputetin Mërgim Lushtakun

PDK ka fajësuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca i cili u bëri thirrje Policisë së Kosovës që të ndërhyjnë në Kuvend. 

13 Korrik 2023, 12:13 Nga a.l
SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ PDK: Fator është Bislimi,
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

KOSOVË-  Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Në reagimin e PDK-së thuhet se fjator për situatën e krijuar ishte zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, akterëve politik shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radoiçiqit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore. Madje, ishte pikërisht zëvendëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku”, shkruan PDK.

PDK ka fajësuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca i cili u bëri thirrje Policisë së Kosovës që të ndërhyjnë në Kuvend. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll