Bota

'Gënjeshtar'/ Kurti po fliste për marrëveshjen me BE-në, si nisi PËRLESHJA në Kuvendin e Kosovës

Gjatë fjalimit opozita e thërriste “rrenc”. Në këtë moment kryeparlamentari ka bërë thirrje për qetësi, por situata ka dalë jashtë kontrollit. 

13 Korrik 2023, 12:05 Nga a.l
'Gënjeshtar'/ Kurti po fliste për marrëveshjen me
Albin Kurti

KOSOVË- Pak para se kryeministri Albin Kurti të sulmohej nga deputetët e PDK-së, kreu i qeverisë ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e arritur  me BE-në për uljen e tensioneve në Veri. Gjatë fjalimit opozita e thërriste “rrenc”. Në këtë moment kryeparlamentari ka bërë thirrje për qetësi, por situata ka dalë jashtë kontrollit. 

"Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës. Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës", tha ai. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo'duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll