Bota

Opozita 'u dynd' drejt foltores së Kurtit, momenti 'HEROIK' kur deputeti i LVV-së futet mes përleshjes për të mbrojtur kryeministrin

Në një moment Muja shihet teksa përpiqet që t’ia vendos Kurtit dorën në qafë për të marrë nën mbrojtje dhe pastaj shtyhet diku mbrapa foltores bashkë me Kurtin. 

13 Korrik 2023, 12:43 Nga a.l
Opozita 'u dynd' drejt foltores së Kurtit, momenti
Armend Muja

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka ndërhyrë në përleshjen fizike të ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Pas përplasjes mes deputetit Mergim Lushtaku me Besnik Bislimin dhe Hekuran Muratin, Muja është parë duke u futur në mes të grumbullit të deputetëve, ministrave e sigurimit të Kuvendit në përpjekjen e tij për të mbrojtur Kurtin.

Në një moment Muja shihet teksa përpiqet që t’ia vendos Kurtit dorën në qafë për të marrë nën mbrojtje dhe pastaj shtyhet diku mbrapa foltores bashkë me Kurtin. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

armend muja dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll