Bota

Në Kuvend plasi GRUSHTI, çfarë bëri Kurti pas përleshjes mes opozitës dhe ministrave? 'E kalon' me të qeshur (VIDEO)

Pas përleshjes, kryeministri Kurti është parë duke qeshur në Kuvend. Videon teksa Kurti është parë i relaksuar e ka postuar zëdhënësi i VV-së. 

13 Korrik 2023, 12:35 Nga a.l
Në Kuvend plasi GRUSHTI, çfarë bëri Kurti pas
Albin Kurti

KOSOVË- Detaje nga përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës.  Situata ka dalë jashtë kontrollit teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim dhe gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen.

Pas përleshjes, kryeministri Kurti është parë duke qeshur në Kuvend. Videon teksa Kurti është parë i relaksuar e ka postuar zëdhënësi i VV-së. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

albin kurti dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll