Bota

“Mendova se hodhe në erë Nord Stream”/ Kissinger bie në kurthin e rusëve që imitojnë politikanë, për të u hoqën si Zelenskyy

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov kanë marrë vëmendjen e mediave në të shkuarën duke bërë  shaka me njerëz të profilit të lartë si muzikanti Elton John, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ish-presidenti i SHBA-së George ë. Bush. Tani preja e tyre është Kissinger.

13 Korrik 2023, 13:01 Nga k.m.
“Mendova se hodhe në erë Nord Stream”/ Kissinger bie
Henry Kissinger

SHBA- Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger ka rënë pre e një "shakaje" e dy të rinjve rusë, që iu hoqën si presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov kanë marrë vëmendjen e mediave në të shkuarën duke bërë  shaka me njerëz të profilit të lartë si muzikanti Elton John, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ish-presidenti i SHBA-së George ë. Bush. Tani preja e tyre është Kissinger.

Videoja tregon Kissingerin duke u pyetur se kush mendonte se qëndronte pas sabotimit të shtatorit të kaluar në tubacionin Nord Stream që transporton gaz midis Rusisë dhe Gjermanisë. Pas një pauze të gjatë, Kissinger thotë: Sinqerisht mendova se ishe ti.

Ndërsa imituesi i Zelensky-t i përgjigjet: Vërtet? Mendon se ne (e bëmë)? Jo, jo; ndërsa Kissinger më pas thotë: Po, por unë nuk të fajësova ty

Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe Neësëeek i ka dërguar email HenryKissinger.com dhe Ministrisë së Jashtme të Ukrainës për koment. Stolyarov tha se ata kishin marrë të dhënat e Kissinger-it përmes një ish-këshilltari presidencial francez, megjithëse kritikët më parë pretendojnë se ata kishin në dispozicion kontaktet prej lidhjeve që kanë me shërbimet ruse të sigurisë. Megjithatë, në vitin 2016, Kuznetsov dhe Stolyarov i thanë gazetës britanike The Guardian se ata nuk kishin lidhje me inteligjencën e Moskës.

henry kissinger

Sondazh

Poll