Bota

DETAJE/ Çadra nëpër duar dhe bidona uji, momenti kur Kurti sulmohet, ndërhyn menjëherë policia (VIDEO)

Ministrat dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur fizikisht, ndërsa kryeparlametari ka urdhëruar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të neutralizuar situatën. 

13 Korrik 2023, 12:29 Nga a.l
DETAJE/ Çadra nëpër duar dhe bidona uji, momenti kur Kurti
Përleshja

KOSOVË- Me çadra nëpër duar dhe bidona uji, ky është momenti kur deputetët e opozitës tentojnë të godasin kryeministrin Albin Kurti i cili sapo kishte nisur fjalën në foltoren në Kuvendit. Ministrat dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur fizikisht, ndërsa kryeparlametari ka urdhëruar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të neutralizuar situatën. 


Për më tepër shihni pamjet. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll