Bota

Personazhi televiziv japonez Ryuchell gjendet i vdekur në zyrën e tij

Policia po heton nëse 27-vjeçari Ryuchell është vetëvrarë.

13 Korrik 2023, 12:47 Nga k.m.
Personazhi televiziv japonez Ryuchell gjendet i vdekur në zyrën e tij
Ryuchell

JAPONI- Personaliteti televiziv japonez, modeli pjesë e komunitetit LGBT Ryuchell është gjetur i vdekur nga menaxheri i tyre në zyrat e agjencisë së tyre. Ryuchell u gjet pa ndjenja në zyrën e tij, të mërkurën në mbrëmje. Sipas Japan Times, Policia po heton nëse 27-vjeçari është vetëvrarë.

Ryuchell luajti një rol të rëndësishëm në popullarizimin e modës "kei pa gjini", një stil androgjen i veshjes.

Ryuchell u martua me modelen Peco në vitin 2016 dhe çifti pati një djalë në 2018.

Në vitin 2022, Ryuchell njoftoi se ata nuk identifikoheshin më si burrë e grua apo bashkëshortë, ndaj edhe çifti u divorcua. Peco ndau një foto të tortës së ditëlindjes së pestë të djalit të tyre në Instagram pak para se Ryuchell të gjendej i vdekur. Ryuchell ishte një avokat i zëshëm i LGBT-së në Japoni, por ndërsa popullariteti i tij u rrit, ai u kthye në shënjestër në mediat sociale për statusin e tij gjinor./Sky

ryuchell

Sondazh

Poll