Bota

Përplasja në Kuvend/ Konjufca ndërpret seancën, rikthehen pas 30 minutash

Situata agravoi në momentin kur kryeministri Albin Kurti po mbante një fjalim.

13 Korrik 2023, 11:52 Nga a.l
Përplasja në Kuvend/ Konjufca ndërpret seancën, rikthehen
Albin Kurti

KOSOVË- Pas sherrit në Kuvend, kryeparlamentari Galuk Konjufca ka njoftuar që seanca të ndërpritet për 30 minuta. 

“Shkojmë në pushim 30 minuta. Kurse ata që janë përgjegjës për sigurinë ta vazhdojnë punën e tyre për gjithçka që është e nevojshme”, tha Konjufca.

Situata agravoi në momentin kur kryeministri Albin Kurti po mbante një fjalim. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë kreun e qeverisë, në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thirrur menjëherë policinë për të neutralizuar situatën. 

albin kurti dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll